LAJME

Artikull

Kalimi i automjeteve nëpër kufijtë bullgarë është i qetë

Premte, 19 Qershor 2026, 10:47

Kalimi i automjeteve nëpër kufijtë bullgarë është i qetë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi nëpër pikat kufitare me vendet fqinje është normal, njoftoi Policia Kufitare. Në pikën kufitare Ruse-Giurgiu, riparimi i madh i urës mbi lumin Danub është drejt përfundimit dhe kalimi i objektit është rregulluar në një korsi në pjesën bullgare.

Nga 19 qershori, trafiku është lejuar në korsinë e riparuar për në Sofje në autostradën Trakia midis km 55 dhe 60 në rrethin e Pazarxhik, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Riparimet e mbetura në autostradë në rrethet e Sofjes, Stara Zagorës dhe Jambolit janë planifikuar të përfundojnë deri në fund të qershorit. Për të lehtësuar udhëtimin, më 19 qershor nga ora 16:00 deri në orën 23:00 dhe më 21 qershor nga ora 15:30 deri në orën 22:00, lëvizja e kamionëve të rëndë mbi 12 tonë do të pezullohet, dhe gjatë kësaj periudhe kohore ato mund të kalojnë përgjatë Rrugës Nënballkanike.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva