Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Temperaturat ditore do të arrijnë deri në 33°, ndërsa përgjatë detit do të jenë më të favorshme
Premte 19 Qershor 2026 18:39
Premte, 19 Qershor 2026, 18:39
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 17°. Për Sofjen pritet të jenë 13°. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Në orët e pasdites do të zhvillohen vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 28 deri në 33°. Në kryeqytet - rreth 29°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri në 26°. Uji i detit është 19–21° në veri dhe deri 23° në jug. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Në male moti do të jetë kryesisht me diell, me zhvillim të vranësirave në orët e pasdites. Do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 20°, ndërsa në 2000 m rreth 13°.
Të dielën moti do të jetë kryesisht me diell. Në orët e pasdites mbi zonat lindore dhe malore do të zhvillohen vranësira, por gjasat për reshje të izoluara të shkurtra janë shumë të vogla. Do të fryjë erë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të jenë mes 30 dhe 35°, më të ulëta do të jenë përgjatë bregdetit. Më 21 qershor, në orën 11:24, ndodh solstici i verës dhe në Hemisferën Veriore fillon vera astronomike.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva