Artikull
Fondacioni “Maqedonia” njoftoi se Hristijan Mickoski ka biznes në Bullgari
Premte 19 Qershor 2026 15:26
Premte, 19 Qershor 2026, 15:26
Viktor Stojanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Fondacioni “Maqedonia” do të krijojë një hartë kombëtare të lidhur me “bizneset e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe rrethit të tij oligarkik”, njoftoi kryetari i fondacionit, Viktor Stojanov, në një konferencë për shtyp në BTA.Stojanov shpjegoi se Mickoski zotëron biznese në territorin e Bullgarisë, të lidhura me transport dhe shërbime transporti, si dhe me tregti me pakicë të produkteve ushqimore, të përqendruara në rajonin jugperëndimor të Bullgarisë. “Harta do t’i paraqitet shoqërisë bullgare, në mënyrë që të dihet se cilat janë bizneset e Mickoskit dhe si ai financon propagandën antibullgare në Maqedoninë e Veriut”, shpjegoi Stojanov.
Pas kësaj harte, do t’u propozohet bullgarëve të zhvillohet një fushatë mbarëkombëtare për bojkotimin e konsumimit të këtyre bizneseve dhe një fushatë për paraqitjen e sinjaleve tek institucionet shtetërore kompetente në Bullgari.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva