Shtunë 20 Qershor 2026 08:03
Shtunë, 20 Qershor 2026, 08:03
FOTO: magnific.com
Madhësia e shkronjave
Solstici i verës në Bullgari në vitin 2026 ndodh saktësisht në orën 11:24 me kohën bullgare.
Kjo është edhe dita më e gjatë e vitit, ku gjatësia e pjesës së ndriçuar arrin 15 orë e 20 minuta për rajonin e Sofjes.
Solstici i verës lidhet edhe me traditat bullgare. Vetëm disa ditë më vonë, më 24 qershor, është Enjovdеni (Dita e Enjos) – një festë rreth së cilës janë ruajtur shumë besime popullore. Sipas tyre, pikërisht kjo është periudha kur bimët mjekësore kanë fuqinë më të madhe shëruese.
Vera astronomike në vitin 2026 do të vazhdojë deri më 23 shtator, kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës.
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva