Artikull
Bullgaria riciklon vetëm 17% të mbetjeve të saj shtëpiake
Dielë 21 Qershor 2026 07:03
Dielë, 21 Qershor 2026, 07:03
FOTO: magnific.com
Madhësia e shkronjave
Bullgaria
vazhdon të mbetet dukshëm prapa objektivave evropiane në menaxhimin e mbetjeve.
Vetëm pak nën 17% e mbetjeve të ngurta komunale në vend riciklohen, krahasuar
me një mesatare prej rreth 48% në Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi Ministrja
e Mjedisit dhe Ujërave, Rosica Karamfillova, gjatë Takimit Kombëtar të
pushtetit vendor dhe atij qendror, i zhvilluar këtë javë në Sofje dhe
organizuar nga Shoqata Kombëtare e Komunave të Republikës së Bullgarisë.
Rosica Karamfillova
FOTO: BTA
BTA citoi ministren të ketë thënë se vendi ka nevojë për mekanizma më efikasë për mbledhjen e ndarë dhe përpunimin e mbetjeve, në mënyrë që të kapërcejë vonesën ndaj shteteve të tjera anëtare të BE‑së.
Karamfillova komentoi gjithashtu përgatitjet për futjen e një sistemi depozitimi për ambalazhet e pijeve. Ajo ishte kategorike se nuk do të lejohet as monopol shtetëror, as privat në menaxhimin e sistemit. Sipas saj, qëllimi është të gjendet një model funksional që garanton barazi dhe komoditet për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që jetojnë në vendbanime më të vogla dhe të largëta.
FOTO: magnific.com
Tema e menaxhimit të mbetjeve mbetet ndër sfidat kryesore për Bullgarinë në kontekstin e tranzicionit drejt ekonomisë rrethore dhe përmbushjes së kërkesave mjedisore evropiane.
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva