LAJME

Artikull

Kalimi i kufijve të Bullgarisë më 22 qershor është normal

Hënë, 22 Qershor 2026, 10:36

Kalimi i kufijve të Bullgarisë më 22 qershor është normal

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku në pikat dhe kalimet kufitare me vendet fqinje është normal, njofton Policia Kufitare. Në pikën kufitare Ruse – Giurgiu, në kufirin me Rumaninë, riparimi i urës mbi lumin Danub është në fazën përfundimtare. Në pjesën bullgare të objektit, kalimi rregullohet në një korsi deri në fund të muajit. 

Gjatë javës së re, për shkak të punimeve asfaltike dhe pastrimit, përkohësisht do të ndryshohet organizimi i lëvizjes te nyja rrugore “Jabllanica”, si edhe në disa seksione të autostradës “Hemus” në rajonin e Lloveçit, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. 

Më 22 dhe 23 qershor, nga ora 8 deri në 20, do të kryhen punime asfaltimi në nyjën rrugore “Jabllanica”. Automjetet që udhëtojnë drejt qyteteve Jabllanica dhe Teteven do të devijohen përmes lidhjes rrugore “Prellok”.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva