Artikull
Zv/kryeministri Pekanov kundërshton ngushtimin e menjëhershëm të deficitit
Hënë 22 Qershor 2026 12:48
Hënë, 22 Qershor 2026, 12:48
Atanas Pekanov
FOTO: БТА
Madhësia e shkronjave
Qëllimi im është që të kemi mbi 90% të fondeve të marra nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ), theksoi për BNT zëvendëskryeministri Atanas Pekanov.
Por sipas tij, shumë ministri duhet të përmbushin projektet e tyre investuese. “Për pagesën e pestë kemi 56 etapa dhe objektiva që duhet t’i raportojmë; aktualisht nuk kemi raportuar asnjë si të përfunduar dhe kemi 50 ditë”, paralajmëroi Pekanov.
Ai e cilësoi si një ide jashtëzakonisht të keqe që brenda gjysmë viti ose një viti deficiti buxhetor të ulet nga 4.5–5% në më pak se 3%.
“Kjo do të ishte një tkurrje e jashtëzakonshme e ekonomisë, një mbytje e madhe dhe më besoni, do të ishte e keqe për të gjithë ne, për qytetarët, për biznesin gjithashtu, nëse papritur konsumi ulet kaq shumë. Prandaj hapat atje do të jenë të butë”, theksoi Pekanov dhe pranoi se do të ketë nevojë për optimizim në sektorin shtetëror.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva