MUZIKË

Artikull

Mbi 20 000 vetë duartrokitën një koncert bullgaro‑greko‑maqedonas

Hënë, 22 Qershor 2026, 13:58

Mbi 20 000 vetë duartrokitën një koncert bullgaro‑greko‑maqedonas

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Me një interpretim madhështor të “Carmina Burana” nga Carl Orff në Parkun e Qytetit të Shkupit përfundoi projekti i gjerë ndërkombëtar, i cili për herë të parë bashkoi në një skenë Filarmoninë e Sofjes, Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut dhe Orkestrën Shtetërore Simfonike të Selanikut, transmeton BGNES.

Pas koncerteve në Sofje dhe Selanik, finalja e projektit u mbajt në Shkup përpara më shumë se 20 000 spektatorëve. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt nga Televizioni Kombëtar MRT dhe u shndërrua në një nga aktivitetet kulturore më të rëndësishme të verës në rajon.

Ndër të ftuarit zyrtarë në koncert ishin Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov dhe Ministrja e Arsimit Vesna Janevska.

Mbi 200 muzikantë nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia – instrumentistë, koristë dhe solistë – u bashkuan nën drejtimin e maestros Najden Todorov, iniciator dhe dirigjent i projektit. Në interpretim morën pjesë edhe kori i Operës dhe Baletit të Maqedonisë së Veriut, kori i fëmijëve “Piccolo” dhe kori i shkollës së muzikës në Selanik. Solistët e mbrëmjes ishin sërish sopranoja Ana Durlovski, tenori Nikolas Spanos dhe baritoni Ivo Jordanov.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva