Artikull
Kryeministri Rumen Radev: qeveria punon për ndryshim në klimën ekonomike
Hënë 22 Qershor 2026 16:57
Hënë, 22 Qershor 2026, 16:57
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Perspektivat për ekonominë bullgare, reformat e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë dhe roli i teknologjive të reja dhe inteligjencës artificiale. Këto tema janë diskutuar në një takim në Sofje midis Kryeministrit Rumen Radev, drejtoreshës menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva dhe drejtuesit të misionit të FMN‑së për Bullgarinë, Fabian Bornhorst.
“Kabineti po punon për një ndryshim cilësor në klimën ekonomike dhe për tërheqjen e investimeve me vlerë të shtuar të lartë, të cilat do të mbështesin modernizimin e ekonomisë bullgare”, ka deklaruar kryeministri.
Rumen Radev ka theksuar se Bullgaria është ndër vendet me borxhin publik më të ulët në BE, por kjo nuk duhet të krijojë vetëkënaqësi. Ai ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë strategjike të vendit si urë midis Evropës dhe Azisë, me potencial për zhvillimin e korridoreve transportuese, energjetike dhe digjitale.
“Traditat e mira të arsimit bullgar në fushën e shkencave ekzakte duhet të mbështeten, duke pasur parasysh nevojën për përgatitjen e më shumë inxhinierëve, specialistëve të IT‑së dhe kuadrove të kualifikuara”, ka shtuar kryeministri.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva