SPORT

Artikull

Komiteti Olimpik Bullgar shënon Ditën Olimpike Ndërkombëtare

Martë, 23 Qershor 2026, 05:35

Komiteti Olimpik Bullgar shënon Ditën Olimpike Ndërkombëtare

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një vrapim olimpik me pishtar do të nisë këtë mëngjes nga Akademia Kombëtare e Sporteve “Vasill Levski” në Sofje. Ngjarja organizohet nga Komiteti Olimpik Bullgar dhe Akademia Kombëtare e Sporteve me rastin e 23 qershorit – Ditës Olimpike Ndërkombëtare.

Startin e procesionit do ta japë prof. Krasimir Petkov, rektor i akademisë dhe nënkryetar i Komitetit Olimpik. Në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” pishtari do të pritet nga kryetarja e Komitetit Olimpik Bullgar, Vesella Leçeva, si dhe nga një marshim festiv me sportistë, trajnerë, drejtues dhe veprimtarë të sportit.

Fillimi i vrapimit me pishtar është vendosur në vitin 1996 me rastin e 100‑vjetorit të Lojërave të Para Olimpike Moderne. Në të marrin pjesë klubet olimpike në të gjithë vendin, dhe qëllimi kryesor është që zjarri të ndriçojë vende të rëndësishme të lidhura me sportin.

Këtë vit Dita Olimpike Ndërkombëtare do të zhvillohet nën moton “Le të lëvizim” – një nismë globale që inkurajon njerëzit të marrin pjesë në aktivitete fizike.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva