Artikull
Sipas një studimi evropian, bullgarët nuk u besojnë SHBA‑së dhe BE‑së
Martë 23 Qershor 2026 09:14
Martë, 23 Qershor 2026, 09:14
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
7% e bullgarëve e shohin SHBA‑në qartë si aleat, 44% – si “partner të domosdoshëm”, 11% – si kundërshtar me të cilin duhet të bashkëpunojmë, ndërsa 15% e
shohin SHBA‑në si një vend me të cilin janë në konflikt. Të dhënat vijnë nga një studim i porositur nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme dhe i kryer nga
Mandate Research, YouGov dhe Turu‑uuringute. Studimi është zhvilluar online ose përmes thirrjeve telefonike
midis 30 prillit dhe 19 majit 2026, me pjesëmarrjen e 19 481 të anketuarve
(qytetarë të rritur, përfshirë 1013 bullgarë) në 15 vende evropiane, transmeton
BTA.
36% e bullgarëve të pyetur
mendojnë se presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, e
ka dëmtuar në mënyrë të qëndrueshme lidhjen midis Evropës dhe SHBA‑së dhe se, edhe pasi
të mos jetë më president, kjo lidhje nuk do të mund të rikthehet. Në studim, Bullgaria është i vetmi vend, qytetarët e të cilit besojnë se asnjë shtet tjetër evropian nuk do
t’i vijë në ndihmë në rast nevoje – 23% mendojnë se nuk do të marrim
mbështetje, ndërsa 12% besojnë se vendet e tjera evropiane me siguri do të
përgjigjen për të ndihmuar.
26% e bullgarëve e shohin
Ukrainën si partner të domosdoshëm, 37% përgjigjen se nuk e dinë, ndërsa 19% e
perceptojnë si armik.
Ndër vendet e studiuara,
Bullgaria ka qëndrimet më negative ndaj dërgimit të ndihmës ushtarake për
Ukrainën.
Sa i përket çështjes së sigurisë dhe
mbrojtjes, Bullgaria mbështet si blerjen e armëve nga Evropa, ashtu edhe
krijimin e një fuqie alternative bërthamore që nuk mbështetet te SHBA‑të, tregojnë të dhënat e
studimit.
Studimi tregon se shqetësimet më të mëdha të bullgarëve janë një krizë e mundshme ekonomike, si edhe përfshirja në një luftë të mundshme nga ana e SHBA‑së ose në një luftë të re nga ana e Evropës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva