Artikull
Kalimi i automjeteve përmes kufijve bullgarë është pa probleme
Martë 23 Qershor 2026 09:38
Martë, 23 Qershor 2026, 09:38
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është normal në të gjitha pikat
kufitare me vendet fqinje, njoftoi Policia Kufitare. Në pikën kufitare me
Rumaninë “Ruse – Giurgiu” po përfundon riparimi i urës mbi lumin Danub. Deri në
fund të muajit, qarkullimi do të rregullohet në një korsi në pjesën bullgare të
“Urës së Miqësisë”.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 25 aksidente të rënda rrugore. Në aksidente nuk ka të vdekur, ndërsa janë plagosur 26 persona. Që nga fillimi i muajit, aksidentet e rëndësishme rrugore janë 507, të vrarët në rrugë janë 32 persona dhe të plagosurit 643. Për gati gjysmë viti në vend kanë ndodhur 2840 aksidente të rënda. Të vdekurit në “luftën në rrugë” janë 205, ndërsa të plagosurit 3523. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i të vdekurve është rritur me 28 persona.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva