Artikull
Pranë Lloveçit sërish do të montohen makina elektrike kineze për tregun e BE‑së
Martë 23 Qershor 2026 10:38
Martë, 23 Qershor 2026, 10:38
FOTO: automedia.investor.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria po rinis prodhimin e
automjeteve dhe do të shndërrohet në prodhuesin e vetëm për Evropën të modelit
të ri GWM Ora 5. Makina do të prodhohet në fshatin Bahovica, pranë Lloveçit, ku
më parë kompania kineze Great Wall montonte modelet Steed dhe Haval H6.
Plani i GWM (Great Wall Motors, siç
quhet tashmë kompania) është të ofrojë Ora 5 me disa variante karoserie:
hatchback, SUV dhe karavan. Sipas faqes së specializuar automedia.investor.bg,
fillimi i prodhimit të automjeteve elektrike – i ashtuquajturi SOP (Start of
Production) – do të jetë në nëntor 2026.
Në Bahovica do të prodhohet vetëm versioni elektrik i modelit për shkak të tarifave të reja të BE‑së. Në një fazë të mëvonshme është e mundur të zgjerohet prodhimi edhe me modelet hibride dhe ato me motor benzine.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva