Artikull
Parashikimi i motit për 24 qershor 2026
Në 22 rajone është lëshuar paralajmërim me kod të verdhë për reshje intensive
Martë 23 Qershor 2026 19:00
Martë, 23 Qershor 2026, 19:00
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të
mërkurën
temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°. Në Sofje pritet të jetë
16°. Gjatë ditës sërish do të aktivizohen reshjet dhe në shumë zona të
Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore, si edhe në rajonet verilindore, do të ketë
reshje të shkurtra, por intensive, të shoqëruara me stuhi me vetëtima. Priten
edhe breshër. Në bregdetin e Detit të Zi dhe në pjesën lindore të Bullgarisë
Jugore do të jetë kryesisht me diell. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga
lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 27 deri në 32°. Në kryeqytet
rreth 26°.
Në
bregdet do
të jetë me diell. Do të fryjë freski detare. Temperaturat maksimale do të jenë
nga 27 deri në 30°. Uji i detit është 23–24°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2
ballë.
Në
male,
mbi masivet perëndimore dhe qendrore, do të zhvillohet vranësirë dhe në
shumë vende do të ketë reshje të shkurtra me stuhi. Do të fryjë erë e lehtë
deri mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të
jetë rreth 21°, ndërsa në 2000 m rreth 14°.
Të enjten paradite do të jetë me diell, ndërsa rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë e dendur dhe në disa zona do të ketë reshje të shkurtra, kryesisht në male, të shoqëruara me vetëtima. Në pjesën perëndimore të vendit era do të jetë e lehtë, ndërsa në lindje e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat do të mbeten pa ndryshime të mëdha.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva