Martë 23 Qershor 2026 15:42
Martë, 23 Qershor 2026, 15:42
FOTO: Ministria e Informacionit dhe Teknologjisë
Madhësia e shkronjave
Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Ivan Vasilev, njoftoi se po krijon një këshill këshillimor me robotë pranë Ministrisë. “Robotët do të më këshillojnë, por nuk do të zëvendësojnë njerëzit”, tha gjithashtu Vasilev gjatë Webit 2026 në Sofje.
Ai ftoi si anëtar të parë të këshillit robotin Robert, i cili mori pjesë në diskutim, si dhe robotin Sofia, e cila hapi forumin, raporton BTA.
Qëllimi i qeverisë është ta shndërrojë Bullgarinë në vendin më të mirë për fillimin dhe zhvillimin e bizneseve me vlerë të lartë të shtuar në Evropë, shtoi Vasilev dhe theksoi tre parakushte për sukses në këtë drejtim – ekzistenca dhe tërheqja e talenteve, ekzistenca dhe qasja në kapital, si dhe një mjedis i favorshëm për të bërë biznes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva