LAJME

Artikull

Kërcimi bashkëkohor mbledh krijues nga Ballkani në një workshop në Sofje

Mërkurë, 24 Qershor 2026, 06:05

Kërcimi bashkëkohor mbledh krijues nga Ballkani në një workshop në Sofje

FOTO: derida.eu

Madhësia e shkronjave

Një workshop ndërkombëtar për producentë dhe menaxherë arti në fushën e kërcimit bashkëkohor dhe arteve skenike do të mbahet në Sofje nga 24 deri më 29 qershor. Ngjarja është pjesë e platformës rajonale Moving Balkans dhe organizohet në partneritet me “Sofia Lab”, njoftuan organizatorët nga “Derida Dance Center”.

Do të marrin pjesë rreth 40 profesionistë nga 11 vende të Ballkanit – Sllovenia, Kroacia, Serbia, Shqipëria, Greqia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Kosova, Rumania, Bullgaria dhe Turqia.

Ndër mentorët e programit janë ekspertë të njohur ndërkombëtarë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva