LAJME

Artikull

Prof. Bernhard Haeupler me grant prej 2.5 milionë euro për punë në Sofje

Martë, 23 Qershor 2026, 18:00

Prof. Bernhard Haeupler

Prof. Bernhard Haeupler

FOTO: bulgaria.representation.ec.europa.eu

Madhësia e shkronjave

Këshilli Evropian i Kërkimit akordoi një grant prej 2.5 milionë euro për shkencëtarin me famë botërore, prof. Bernhard Haeupler, i cili punon në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Lajmi u njoftua nga komisionerja evropiane për kërkim dhe inovacion, Ekaterina Zaharieva.

Ky është granti i parë nga Këshilli Evropian i Kërkimit për një studiues, i bazuar në një institucion pritës në Bullgari në kuadër të programit “Horizont Evropa”, theksojnë nga përfaqësia e Komisionit Evropian në Bullgari.

Prof. Haeupler dhe ekipi i tij në INSAIT do të zhvillojnë mjete të reja matematikore dhe algoritmike për optimizimin e rrjeteve të mëdha në kuadër të projektit 5‑vjeçar FullScaleOPT (“Optimizimi i plotë i rrjetit”).

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva