Artikull
Tufa bimësh, të zhytura në ujë të heshtur shpërndahen për Enjovden në Burgas
Mërkurë 24 Qershor 2026 04:00
Mërkurë, 24 Qershor 2026, 04:00
FOTO: burgasmuseums.bg
Madhësia e shkronjave
Festa popullore bullgare Enjovden (Dita e Enjos), e lidhur me solsticin veror dhe festën e Shën Gjon Pagëzorit, do të shënohet më 24 qershor nga ora 10:00 në oborrin e Muzeut Etnografik në Burgas (rr. “Slavjanska” 69). Sipas traditës, do të thuret një kurorë për Ditën e Enjos nga 77 e gjysmë bimë shëruese. “Le të sjellë secili që dëshiron edhe nga një degëz bime magjike për shëndet, forcë, dashuri dhe mbarësi!”, ftojnë nga muzeu.
Vizitorët i pret një program me valle popullore, si dhe një rikrijim i elementeve të zakonit “Nusja e Enjos”, i ruajtur deri më sot në Stranxha – një vajzë e vogël, e veshur si nuse sipas traditës popullore, do t’u shpërndajë vajzave tufa bimësh që kanë qëndruar gjatë natës në ujë të heshtur nën yje – një dhuratë rituale për shëndet dhe fat.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva