Artikull
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut u ankua për një “precedent” bullgar
Mërkurë 24 Qershor 2026 09:21
Mërkurë, 24 Qershor 2026, 09:21
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Një fotografi e një dokumenti, për të cilin pretendohet se është notë nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Sofje, u bë temë e radhës kundër Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, transmeton BTA.
Fotografia e dokumentit të supozuar u publikua para 6 ditësh në grupin e Facebook-ut “Grubovci, Enixhe Vardar – Maqedonia amtare“, por tashmë nuk është e qasshme në internet. “Nota“, e cila daton nga fillimi i vitit 2026, kërkon sigurimin e një korridori transporti, “dhe nëse është e mundur edhe eskortë policore gjatë gjithë qëndrimit“ për bashkëshorten dhe djalin e Kryeministrit Hristijan Mickoski në vendpushimin bullgar Pamporovo.
Duke e komentuar këtë, Mickoski e quan publikimin “precedent diplomatik“.
Fjalët e tij ishin përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari nëse pritet përmirësim i marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pas takimit të Kryetarit të Parlamentit në Shkup, Afrim Gashi, me Kryetaren e Parlamentit bullgar, Mihaella Docova. “Nuk e pres. Sinjalet që vijnë nga Bullgaria nuk më bëjnë optimist, përkundrazi, situata po radikalizohet“, deklaroi Mickoski dhe tha se i ka informuar “partnerët në NATO“ për rastin “me publikimin e ‘notës diplomatike’, e cila, sipas tij, ‘rrezikon sigurinë e familjes së tij’.”
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva