Artikull
Kalimi i automjeteve nëpër kufijtë bullgarë është i pandërprerë
Mërkurë 24 Qershor 2026 09:49
Mërkurë, 24 Qershor 2026, 09:49
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është normal në të
gjitha pikat dhe vendkalimet kufitare në vend në mëngjesin e 24 qershorit,
njoftoi Policia Kufitare. Në vendkalimin kufitar Ruse – Giurgiu me Rumaninë po
përfundon riparimi i madh i urës mbi lumin Danub dhe deri në fund të muajit
kalimi vazhdon të rregullohet në një korsi në pjesën bullgare të objektit.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 32 aksidente të rëndësishme rrugore, në të cilat ka humbur jetën një person dhe 43 të tjerë janë plagosur, njoftoi Policia Rrugore. Ka ndërruar jetë edhe një tjetër shofer i plagosur rëndë nga një aksident më 22 qershor. Që nga fillimi i muajit kanë ndodhur 540 aksidente të rënda me 34 të vdekur dhe 687 të plagosur. Që nga fillimi i vitit, në rrugë kanë humbur jetën 205 persona, që është me 29 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva