Artikull
Varna dhe Burgasi kanë potencialin të bëhen nyjat tregtare të BE‑së drejt Azisë
Mërkurë 24 Qershor 2026 13:39
Mërkurë, 24 Qershor 2026, 13:39
FOTO: mtc.government.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria ka paraqitur vizionin e saj për rolin strategjik të porteve të Detit të Zi si “porta” kyçe të BE‑së drejt Korridorit të Mesëm të transportit. Në një takim në Bruksel mbi këtë temë midis BE‑së dhe vendeve nga Azia dhe Evropa Lindore, zëvendësministrja e transportit, Anna Natova, theksoi rëndësinë gjeostrategjike të Bullgarisë si shtet anëtar i BE‑së me dalje në Detin e Zi. Ajo nënvizoi nevojën për të siguruar transport më të shpejtë, më të sigurt dhe të pakufizuar të mallrave përgjatë itinerarit, përmes investimeve në modernizimin e porteve bullgare.
Korridori i Mesëm, i njohur zyrtarisht si Korridori Ndërkombëtar Transportues Transkaspik, është një rrugë tregtare multimodale që lidh Evropën dhe Kinën përmes Kazakistanit, Kaukazit dhe Ballkanit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva