SPORT

Artikull

Çepellare mbledh elitën e çiklizmit malor këtë fundjavë

Enjte, 25 Qershor 2026, 05:58

Çepellare mbledh elitën e çiklizmit malor këtë fundjavë

FOTO: Facebook/Race Series

Madhësia e shkronjave

Më 27 dhe 28 qershor, nën majën Meçi Çall mbi qytetin Çepellare në malin e Rodopeve, do të zhvillohet një nga ngjarjet më të pritura në kalendarin e çiklizmit malor në Bullgari – raundi i parë i Maxxis BG Downhill Series për sezonin. Gara rikthehet pas një pauze 2‑vjeçare, njofton sportal.bg. 

Pritet që në disiplinën e zbritjes (downhill) të marrin pjesë mbi 150 garues nga të gjitha anët e Bullgarisë, si edhe disa prej çiklistëve më të mirë nga Greqia fqinje. 

Sportistët do të garojnë në pistën ikonike “Bruce Lee” mbi Çepellare, e cila është pista më e gjatë funksionale për zbritje në Bullgari dhe përbën një sfidë të vërtetë edhe për atletët më me përvojë. Ajo ka një gjatësi prej rreth 3.5 km dhe një diferencë mbresëlënëse lartësie prej 713 metrash. Përfshin gjithashtu shumë seksione të shpejta dhe të pjerrëta, kthesa teknike dhe pengesa natyrore.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva