SPORT

Artikull

Bullgaria mposhti kampionin botëror Itali në Ligën e Kombeve

Mërkurë, 24 Qershor 2026, 17:01

Bullgaria mposhti kampionin botëror Itali në Ligën e Kombeve

FOTO: bvf.bg

Madhësia e shkronjave

Volejbollistët e kombëtares së Bullgarisë mundën kampionin botëror Itali me 3:2 sete (18:25, 25:20, 25:23, 19:25, 15:9) në ndeshjen nga Liga e Kombeve në turneun e zhvilluar në Lubljanë (Slloveni).

Takimi midis Bullgarisë, e drejtuar nga trajneri Gianlorenzo Blengini, dhe Italisë ishte i pari pas finales së Kampionatit Botëror në Filipine, të cilën “Squadra Azzurra” e fitoi me 3:1, raporton BGNES.

Kjo është fitorja e parë e Bullgarisë ndaj Italisë që nga viti 2015.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva