Artikull
5,7% është deficiti buxhetor i synuar për vitin 2026
Mërkurë 24 Qershor 2026 17:56
Mërkurë, 24 Qershor 2026, 17:56
Gëllëb Donev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministri i Financave,
Gëllëb Donev, prezantoi sot parametrat kryesorë të plan‑buxhetit të shtetit për
vitin 2026. Deficiti buxhetor i synuar për këtë vit është 5,7%, njoftoi ai. Kjo
përfaqëson pak mbi 7,2 miliardë euro deficit, raportoi gazetarja Marta
Mlladenova. Në lidhje me këtë, do të jetë e nevojshme të merret borxh i ri,
përveç 3,8 miliardë eurove tashmë të miratuara.
Parashikohet rritja e të
ardhurave maksimale të sigurimeve shoqërore nga 1 gushti 2026 në 2300 euro, nga
e cila priten pak mbi 90 milionë euro të ardhura shtesë. Nga 1 gushti
parashikohet gjithashtu rritje me 30% e tarifave të vinjetave dhe zgjerim i
sistemit TOLL.
Nëpunësit shtetërorë do të fillojnë të paguajnë kontributet e sigurimeve në raportin 80 me 20% nga 1 gushti i këtij viti, ndërsa nga fillimi i vitit 2027 ato do të barazohen me kontributet e punonjësve të tjerë – 60 me 40%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva