LAJME

Artikull

Trafiku automobilistik në kufi është pa probleme

Enjte, 25 Qershor 2026, 10:00

Trafiku automobilistik në kufi është pa probleme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kalimi është normal në të gjitha pikat dhe vendkalimet kufitare në vend, informojnë nga “Policia Kufitare”. Në pikën kufitare me Rumaninë “Ruse-Gjurgevo”, deri në fund të muajit qershor vazhdon riparimi kryesor në segmentin bullgar të urës mbi lumin Danub dhe lëvizja rregullohet në një korsi.

Punimet e riparimit në autostradën “Trakia”, në segmentin pranë Stara Zagorës, do të vazhdojnë deri më 3 korrik.

Për shkak të mbylljes së hyrjes drejt Stara Zagorës dhe lidhjes drejt Haskovos në kilometrin e 208-të, është vendosur një organizim i ndryshuar i trafikut, i cili imponon ridrejtimin e trafikut transit që në nyjën rrugore pranë Nova Zagorës.

Lëvizja në autostradën “Trakia” në rajonin e Slivenit zhvillohet me kujdes të shtuar në disa segmente për shkak të aktiviteteve për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, njoftuan nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve pranë Agjencisë “Infrastruktura Rrugore”.

Gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore në vend gjatë 24 orëve të fundit. Të plagosurit janë 25, ndërsa incidentet e rënda rrugore janë 24, njoftuan nga Policia Rrugore. 40 persona kanë humbur jetën në incidente rrugore që nga fillimi i muajit. Aksidentet janë 566, ndërsa të plagosurit – 714. Që nga fillimi i vitit, aksidentet janë 2899, me 210 të vdekur dhe 3595 të plagosur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i viktimave në rrugë është rritur me 34 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet zjarrfikëse në vend kanë shuar 94 zjarre. Në to janë lënduar dy persona. Njëri është një burrë 35-vjeçar, i djegur gjatë vënies së zjarrit në një tarracë në kompleksin turistik “Çajka” në Varna. I lënduari i dytë është një burrë 63-vjeçar pas një zjarri në një shtëpi në fshatin Rozovo të rajonit të Kazanllëkut.



Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski