Artikull
Sofja mohoi se ka shpërndarë një notë diplomatike të ardhur nga Shkupi
Enjte 25 Qershor 2026 10:30
Enjte, 25 Qershor 2026, 10:30
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
Ministria e Jashtme bullgare mohoi se ka shpërndarë një notë diplomatike, e lidhur me vizitën në Bullgari të familjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
“Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka shpërndarë një notë diplomatike ose korrespondencë tjetër zyrtare, të lidhur me vizitën në Bullgari të anëtarëve të familjes së një përfaqësuesi zyrtar të një shteti tjetër”, deklaruan nga institucioni diplomatik.
“Informacioni, i cili gjatë ditëve të fundit po qarkullon në hapësirën publike, i referohet një note verbale të datës 6 janar 2026 dhe ka të bëjë me ngjarje të kaluara prej kohësh. Në momentin aktual, ky informacion nuk mund të merret si bazë për përfundime se ekziston një rrezik i menjëhershëm për sigurinë e qytetarëve të Bullgarisë ose të ndonjë shteti tjetër”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme.
Deklarata vjen pasi, në një konferencë për shtyp në Shkup, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, deklaroi se pret nga Sofja një kërkim faljeje dhe një shpjegim për “publikimin publik të një note diplomatike”, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski