LAJME

Artikull

Opozita mendon se projektbuxheti kërcënon me një “skenar rumun”

Enjte, 25 Qershor 2026, 13:00

Ivajllo Mirçev

Ivajllo Mirçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Koalicioni Bullgaria Demokratike kërkon që projektbuxheti për vitin 2026, i paraqitur të mërkurën, të tërhiqet.

Buxheti i propozuar nuk ndryshon në mënyrë thelbësore nga kornizat financiare kundër të cilave qytetarët protestuan. Nuk shihen masa për ndalimin e shpërdorimit të fondeve publike dhe për mbylljen e “çezmave”, përmes të cilave fondet vazhdojnë të drejtohen drejt kompanive të lidhura, deklaroi në parlament deputeti Ivajllo Mirçev.

Ai theksoi se, në vend që të rriten shpenzimet dhe të merret borxh i ri i jashtëm, nevojitet një politikë e disiplinës financiare dhe balancimit gradual të buxhetit.

Ekziston një proverbë popullor që thotë se reforma nga brenda varrezave nuk mund të priten. Sipas deputetit Vlladisllav Panev, Ministria e Financave po luan rolin e varrezave.

Bozhidar Bozhanov vuri theksin te nevoja për reforma strukturore, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë.

Deputeti Martin Dimitrov paralajmëroi se buxheti aktual shkel rregullat themelore fiskale për kufizimin e rishpërndarjes së mjeteve përmes shtetit nën 40% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe krijon rrezik për financat publike. Sipas tij, vendi mund të drejtohet drejt një “skenari rumun”, nëse deficiti nuk vihet nën kontroll që në vitin 2026.



Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski