HISTORI

Artikull

786 monedha ari tregojnë për pasionet ndër shekuj

Shtunë, 27 Qershor 2026, 08:00

786 monedha ari tregojnë për pasionet ndër shekuj

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Thesari më i madh me monedha ari nga shekujt XI–XII, i zbuluar ndonjëherë në Bullgari, mund të shihet për herë të parë në të gjithë shkëlqimin e tij në ekspozitën e re “Pasionet njerëzore: çmimi i dëshirës” në Muzeun Rajonal Arkeologjik në Pllovdiv.

Ekspozita paraqet të gjitha 786 monedhat e arit nga i ashtuquajturi Thesari i Gornosllavit – një nga zbulimet numizmatike më të rëndësishme në Bullgari. Përveçse një burim i vlefshëm informacioni për proceset ekonomike, politike dhe kulturore gjatë Mesjetës, thesari është edhe pikënisje për reflektim mbi dëshirat njerëzore.

FOTO: BTA

Ekspozita është një projekt i përbashkët i Muzeut Rajonal Arkeologjik – Pllovdiv dhe fondacionit “Aliteya”. Autorja dhe kuratorja e saj, Desisllava Davidova, e përqendron vëmendjen te një nga forcat më të fuqishme shtytëse në historinë njerëzore – dëshira. Përmes artefakteve arkeologjike, poezisë dhe sugjerimeve artistike, vizitorët ftohen të mendojnë për çmimin e ëndrrave të realizuara dhe të parealizuara, për etjen për pasuri, dashuri, pushtet dhe njohje.

FOTO: BTA

Ekspozita është ndërtuar rreth temave të dehjes, dashurisë dhe bastit – përjetime që e shoqërojnë njeriun pavarësisht epokës. Mesazhi është se pas ngjarjeve historike dhe fateve të sundimtarëve e heronjve qëndrojnë të njëjtat emocione njerëzore që prekin njerëzit edhe sot.

FOTO: BTA

Ekspozita mund të vizitohet deri më 30 nëntor në Sallën 9 të Muzeut Rajonal Arkeologjik në Pllovdiv.


Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski