Artikull
Shkencëtarë nga 17 vende studiojnë fluturat në malin Pirin
Enjte 25 Qershor 2026 16:00
Enjte, 25 Qershor 2026, 16:00
FOTO: Facebook /Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore
Madhësia e shkronjave
Një ekspeditë ndërkombëtare entomologjike pranë fshatit Vllahi, në malin Pirin, mbi Grykën e Kresnës, ka mbledhur tashmë rreth 300 lloje fluturash. Gjenomet e tyre do të studiohen për herë të parë, njoftuan nga Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Pjesëmarrësit janë nga 12 deri në 72 vjeç – shkencëtarë, ekspertë të gjenomikës, mbrojtës të natyrës, vullnetarë dhe entomologë amatorë nga 17 shtete evropiane. Midis tyre ka përfaqësues nga Bullgaria, Suedia, Çekia, Sllovakia, Belgjika, Franca, Austria, Polonia, Rumania, Italia, Gjermania, Turqia, Estonia, Serbia, Finlanda, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
FOTO: Facebook /Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore
Ballkani dhe Bullgaria janë ndër rajonet me larmi të lartë speciesh dhe endemizëm, por mbeten të përfaqësuara në mënyrë të pamjaftueshme në bazat ndërkombëtare të të dhënave të ADN-së dhe gjenomit. Qëllimi i këtij projekti të gjerë është të përcaktohen gjenomet e të gjitha rreth 11 000 llojeve të fluturave që gjenden në Evropë.
Ekspedita bashkon punën e rrjetit shkencor evropian 10kLepGenomes, projektit pan-evropian Psyche dhe konsorciumit LepEU. Në të marrin pjesë shkencëtarë nga institucione kryesore shkencore, ndër të cilat janë Lund University, Stockholm University dhe Wellcome Sanger Institute.
FOTO: Facebook /Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski