Enjte 25 Qershor 2026 21:05
Enjte, 25 Qershor 2026, 21:05
FOTO: Ministria e Kulturës
Madhësia e shkronjave
Fituesja e këtij viti e “Eurovision” 2026 , Darina Jotova – DARA, i bashkohet një fushate të gjerë për prezantimin e Bullgarisë para botës. Projekti i Ministrisë së Turizmit parashikon realizimin e videove dhe materialeve promovuese me bullgarë të njohur – artistë, sportistë, shkencëtarë, talente të reja dhe njerëz me arritje të larta, të cilët mund të flasin për vendin e tyre në mënyrë personale dhe bindëse.
“Bullgaria ka nevojë për fytyrat e saj të njohura që miliona njerëz të mësojnë për historinë dhe bukurinë e saj”, deklaroi ministri i Turizmit, Ilin Dimitrov. Ai i dorëzoi DARA-s një statujë me simbolin më të njohur të vendit – trëndafilin.
Nga ana e saj, DARA e cilësoi qytetin e saj të lindjes, Varnën, si vendin me të cilin ndihet më e lidhur dhe ndau krenarinë e saj për atraksionet e kryeqytetit detar, si Nekropoli i Varnës, ku është zbuluar ari më i vjetër i punuar në botë, fenomeni natyror “Pylli i Gurëve” (Pobiti Kamani), Manastiri Alaxha dhe Termat Romake.
“Lënda ime e preferuar në shkollë ishte historia. Për mua është e rëndësishme që mesazhi drejtuar publikut të jetë personal. Kur një njeri flet për një vend që e ka përjetuar vërtet, atëherë mesazhi arrin shumë më fuqishëm te njerëzit”, tha këngëtarja gjatë një takimi në Ministrinë e Kulturës.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Kostandnina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello