LAJME

Artikull

Bullgaria ka ambicien të shndërrohet në një qendër rajonale energjetike

Enjte, 25 Qershor 2026, 19:45

Bullgaria ka ambicien të shndërrohet në një qendër rajonale energjetike

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria ka potencialin të afirmohet si një qendër rajonale energjetike dhe një pjesëmarrëse e rëndësishme në zhvillimin e inteligjencës artificiale në Evropë, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme, Velisllava Petrova-Çamova, në Konferencën Ekonomike Rajonale të Dhomave Amerikane të Tregtisë në Sofje. Sipas saj, pozita gjeografike e vendit e bën Bullgarinë një urë natyrore midis Evropës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, duke krijuar kushte për zhvillimin e një sërë sektorësh strategjikë.

Ministrja theksoi rëndësinë e projekteve për zgjerimin e ndërlidhjes energjetike dhe të partneriteteve që rrisin kapacitetin e vendit dhe forcojnë rolin e tij në rajon. Ajo vuri në dukje gjithashtu zhvillimin e teknologjive të avancuara: “Bullgaria po zë vendin e saj në ekosistemin evropian të inteligjencës artificiale dhe është mikpritëse e një prej gigafabrikave evropiane të Inteligjencës Artificiale.”

Partneriteti strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara po zhvillohet në një gamë të gjerë fushash – nga mbrojtja dhe siguria te ndërlidhja energjetike, arsimi dhe kultura, shtoi më tej Velisllava Petrova. 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello