Artikull
Kalimi i automjeteve nëpër kufijtë bullgarë është pa probleme
Premte 26 Qershor 2026 12:30
Premte, 26 Qershor 2026, 12:30
FOTO: BTA-arkiv
Madhësia e shkronjave
Trafiku është normal në të gjitha pikat dhe kalimet kufitare, njoftuan nga Policia Kufitare.
Në pikën kufitare "Ruse – Gjurgevo", drejt përfundimit në fund të muajit është riparimi kapital i urës mbi lumin Danub me Rumaninë. Qarkullimi në pjesën bullgare zhvillohet në një korsi dhe rregullohet.
Më 26 qershor, në mëngjes, u hap qarkullimi në segmentet e riparuara të autostradës "Trakia" në rajonin e Jambollit, njoftuan nga Agjencia "Infrastruktura Rrugore".
Rreth orës 14:00 do të hapet qarkullimi në korsinë për në Burgas në autostradën "Trakia", në territorin e rajonit të Sofjes. Puna vazhdon në autostradë në rajonin e Stara Zagorës. Atje po riparohet korsia për në Sofje në një segment me gjatësi 21 kilometra, midis kilometrave 208 dhe 229, ndërsa automjetet kalojnë në të dy drejtimet në korsinë për në Burgas. Në segmentin e mbyllur përfshihet edhe nyja rrugore "Stara Zagora". Pritet që qarkullimi në segmentin e rinovuar të hapet deri më 3 korrik.
Deri të dielën do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për kamionët e rëndë me peshë mbi 12 tonë në drejtimet rrugore më të ngarkuara të autostradave "Trakia" dhe "Struma", përfshirë edhe zonën e nyjës rrugore "Simitli". Masa synon rritjen e sigurisë dhe kufizimin e kushteve që çojnë në aksidente rrugore për shkak të parakalimeve të gabuara dhe krijimit të kolonave të automjeteve të rënda gjatë trafikut të shtuar në ditët e pushimit.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 23 aksidente të rënda rrugore. Në to kanë humbur jetën dy persona – një djalë dhe një vajzë, të moshës 17 dhe 16 vjeç. Skuteri i tyre është goditur nga një automobil, i cili lëvizte me shpejtësi të lartë në zonën e Mezdrës, njoftuan nga Policia Rrugore.
Gjatë 24 orëve, në aksidentet rrugore janë plagosur 26 persona. Që nga fillimi i muajit, aksidentet e rënda janë 589, me 42 të vdekur dhe 740 të plagosur të tjerë. Që nga fillimi i vitit, aksidentet e rënda janë 2923, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 213, që është 34 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Gjatë 24 orëve janë shuar 87 zjarre, në të cilat nuk ka pasur të vdekur ose të plagosur, njoftuan nga "Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski