LAJME

Artikull

Bansko është mikpritës i Festivalit të Orkestrave Shkollore dhe Rinore

Premte, 26 Qershor 2026, 13:45

Bansko është mikpritës i Festivalit të Orkestrave Shkollore dhe Rinore

FOTO: bansko.bg

Madhësia e shkronjave

Festivali i orkestrave shkollore dhe rinore “Pushime, Urra!” do të zhvillohet për të katërtin vit radhazi në Bansko, njoftuan nga Komuna. Hapja e tij do të bëhet sot në orën 18:30, me një paradë drejt sheshit qendror “Nikolla Vapcarov”, ku do të nisë koncerti i parë.

Ditën pasuese, në Parkun e Qytetit, do të mbahet një master-klas motivues dhe një mësim i hapur, si edhe një paradë nga sheshi “Vëzrazhdane” drejt sheshit qendror për koncertin e dytë festiv. Festivali do të përfundojë të dielën me një mësim të hapur, sërish në sheshin “Vëzrazhdane”, ku nxënësit do t’i japin fund edicionit të këtij viti.

Gjatë ditëve të fundjavës, qyteti turistik do të jetë mikpritës edhe i një aktiviteti tjetër – Art in the Yard, kushtuar artit, frymëzimit dhe komunitetit lokal “Bansko Krijues”.

Në Bansko vazhdon gjithashtu festivali për nomadët digjitalë, sipërmarrësit dhe profesionistët që punojnë në distancë, Bansko Nomad Fest 2026, me pjesëmarrjen e mbi një mijë personave nga e gjithë bota.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski