Artikull
Gjykata Kushtetuese ndaloi hyrjen e Bullgarisë në "Këshillin për Paqe"
Premte 26 Qershor 2026 15:30
Premte, 26 Qershor 2026, 15:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjykata Kushtetuese e shpalli si në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve vendimin e Kuvendit të 51 Popullor, me të cilin kabineti kujdestar i Andrej Gurov ishte detyruar të paraqiste në parlament Projektligjin për ratifikimin e anëtarësimit të Bullgarisë në "Këshillin për Paqe" në Gaza, i krijuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Duke iu referuar praktikës së deritanishme të gjykatës, 12 gjyqtarët kushtetues deklarojnë njëzëri se, sipas parimit të ndarjes së pushteteve, parlamenti nuk mundet, përmes vendimeve të tij, të ndërhyjë në kompetencat e organeve të tjera shtetërore dhe as të përzihet në mënyrë të pakufizuar në çdo fushë të administrimit shtetëror.
Për anëtarësimin e vendit në "Këshillin për Paqe" në Gaza, nën patronazhin e Shteteve të Bashkuara, njoftoi më 22 janar kryeministri Rosen Zheljazkov. Sipas Kushtetutës, që marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri të hyjë në fuqi, ajo duhet të ratifikohet nga Kuvendi Popullor.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski