Artikull
Peizazhi politik është në ngërç, por mosbesimi ndaj pushtetit po rritet
Premte 26 Qershor 2026 16:45
Premte, 26 Qershor 2026, 16:45
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Partitë politike në vend ruajnë renditjen e tyre nga zgjedhjet e fundit parlamentare në preferencat e votuesve, tregon një sondazh përfaqësues i "Market LINKS", i zhvilluar ndërmjet 13 dhe 21 qershorit.
Për bTV, sociologu Dobromir Zhivkov njoftoi se "Bullgaria Progresive" ka mbështetje prej 39,1%, ndërsa për GERB-SDS mbështetja është 13,1%. Koalicioni i shpërbërë "Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike" gëzon besimin e 11,8% të të anketuarve, DPS merr 4,9%, ndërsa partia "Vëzrazhdane" ka 4,2%.
FOTO: bTV
Besimi i bullgarëve ndaj parlamentit është rritur nga 19% në 22%. Mosbesimi ndaj qeverisë është rritur me 11%. Vetëm 45% e të anketuarve kanë besim në punën e kabinetit, ndërsa 32% nuk i miratojnë veprimet e tij. 27% përmbahen nga dhënia e një vlerësimi.
Po rritet edhe mosbesimi ndaj kryeministrit Rumen Radev me 9%, por 53% ende kanë besim tek ai.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski