Seksion
Rumen Radev: Deficiti buxhetor nuk mund të ulet menjëherë në 3%
Premte 26 Qershor 2026 18:09
Premte, 26 Qershor 2026, 18:09
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Rumen Radev deklaroi se deficiti buxhetor nuk mund të ulet menjëherë në nivelin prej 3% të kërkuar nga Bashkimi Evropian. Ai komentoi kritikat e opozitës ndaj projektbuxhetit të propozuar për këtë vit, në të cilin parashikohet një deficit prej 5.7%. “Shikoni se kush po na kritikon. Pikërisht ata që mbajnë përgjegjësinë më të madhe për këtë deficit dhe për gjendjen e financave publike janë ata që bërtasin më shumë. Në fakt, ata po dalin kundër buxhetit të tyre, sepse ky është buxheti i tyre”, tha Radev, transmetuar nga gazetarja Cvetelina Stojanova.
Radev theksoi nevojën për kontroll më të rreptë mbi shpenzimet shtetërore. Ndër masat kryesore ai përmendi shkurtimin e shpenzimeve joefektive dhe rishikimin e procedurave të prokurimit publik. Ai dha si shembuj disa kontrata në fushën e infrastrukturës dhe administratës, përfshirë një tender prej 1 miliard levash për barriera mbrojtëse rrugore, i cili ishte pezulluar nga qeveria e tij dhe do t’i nënshtrohet një rishikimi.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello