LAJME

Artikull

Qeveria premtoi më shumë mbështetje për blegtorinë vendase të qumështit

Premte, 26 Qershor 2026, 19:40

Qeveria premtoi më shumë mbështetje për blegtorinë vendase të qumështit

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Qeveria po përgatit masa për mbështetjen e sektorit të blegtorisë së qumështit, të orientuara drejt uljes së barrës administrative, forcimit të kontrollit mbi cilësinë e ushqimeve dhe kufizimit të praktikave të padrejta tregtare. Kjo u bë e ditur pas një takimi të kryeministrit Rumen Radev me përfaqësues të sektorit.

Sipas Këshillit të Ministrave, po shqyrtohen mundësi për mbështetjen e këtij sektori, pavarësisht kufizimeve që lidhen me financat publike. Qeveria planifikon gjithashtu masa për rritjen e transparencës në zinxhirin e formimit të çmimeve, si edhe forcimin e kontrollit mbi importin e qumështit të papërpunuar, me qëllim garantimin e cilësisë së lëndës së parë.

Gjithashtu u diskutua nisma “Shporta e Kujdesit”, e cila synon të inkurajojë përfshirjen e produkteve të fermerëve dhe përpunuesve bullgarë në shportën e konsumatorit, si dhe të nxisë prodhimin vendas.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello