Artikull
Nikolla Collov fiton garën e gjashtë të sezonit në Formulën 2
Hënë 29 Qershor 2026 10:12
Hënë, 29 Qershor 2026, 10:12
Никола Цолов спечели шестия кръг за сезона във Формула 2
FOTO: Campos Racing
Madhësia e shkronjave
Piloti bullgar Nikolla Collov arriti një tjetër fitore në kampionatin Formula 2, duke triumfuar në pistën "Red Bull Ring" në Austri. "Ishte një garë e jashtëzakonshme. Ishte shumë e vështirë të ruanim kapjen e gomave, pasi temperaturat ishin shumë të larta. Në mes të garës pata një kontakt të lehtë me Aleks Dun, por këto janë gjëra që ndodhin ndonjëherë në gara", tha Collov pas përfundimit të garës. Ai shpjegoi se strategjia e ekipit ishte të mos e shtynin makinën deri në kufijtë maksimalë, për të mos konsumuar shpejt gomat e përparme. "Pashë që Aleks po e shtynte shumë makinën, ndërsa unë qëndrova pak më i kujdesshëm për të ruajtur gomat. Kjo rezultoi një strategji e mirë. Kur pashë se ai po kishte probleme me gomat, fillova ta sulmoja. Më pas menaxhova ritmin e garës në mënyrën më të mirë të mundshme. Ishte shumë e vështirë për shkak të temperaturave të larta, sidomos brenda makinës", u shpreh piloti i ri bullgar.
Piloti i ekipit "Campos Racing" ka tashmë tri fitore në gjashtë garat kryesore të zhvilluara këtë sezon. Ai renditet vetëm dy pikë pas kryesuesit të kampionatit, italianit Gabriele Mini, i cili e mbylli garën në vendin e dytë dhe ruajti avantazhin e ngushtë në renditjen e përgjithshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova