LAJME

Artikull

Rritet fluksi veror i automjeteve në hyrje nga Serbia dhe në dalje drejt Turqisë

Hënë, 29 Qershor 2026, 10:26

Rritet fluksi veror i automjeteve në hyrje nga Serbia dhe në dalje drejt Turqisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi i automjeteve është shtuar ndjeshëm në pikën kufitare "Kapitan Andreevo", në dalje nga Bullgaria drejt Turqisë, si për makinat e pasagjerëve ashtu edhe për automjetet e transportit të mallrave, njoftoi Policia Kufitare bullgare.

Fluks i lartë u regjistrua edhe në pikën kufitare "Kalotina", në kufirin me Serbinë, ku ka shtim të hyrjeve të automjeteve të pasagjerëve në Bullgari.

Sipas autoriteteve, kalimi në të gjitha pikat e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë vijon normalisht.

Ndërkohë, në pikën kufitare Ruse – Gjurgju, mbi urën e lumit Danub, vazhdojnë punimet e rikonstruksionit. Për këtë arsye, qarkullimi në segmentin bullgar të urës zhvillohet vetëm në një korsi dhe drejtohet nga autoritetet.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova