LAJME

Artikull

Punonjësit e Ministrisë së Jashtme protestojnë për paga më të mira

Hënë, 29 Qershor 2026, 11:57

Punonjësit e Ministrisë së Jashtme protestojnë për paga më të mira

FOTO: Dobrin Stanev / Facebook

Madhësia e shkronjave

Punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bullgari zhvilluan një protestë përpara godinës së ministrisë. Motoja e tyre ishte: "Për një shërbim diplomatik dinjitoz". Protesta u organizua kundër projektbuxhetit të vitit 2026, pasi diplomatët kërkojnë paga më të drejta dhe rregulla më të qarta për pagesat e tyre. Ata kërkojnë gjithashtu që punonjësit që shërbejnë jashtë vendit të kenë sigurim të përshtatshëm. Diplomati Dobrin Stanev publikoi fotografi nga protesta në rrjetet sociale dhe, në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, tha se kërkesat kryesore lidhen me rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës në shërbimin diplomatik.

Nga ana e saj, Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se mbështet forcimin e shërbimit diplomatik dhe vlerëson se punonjësit janë pasuria më e rëndësishme e institucionit. Sipas ministrisë, buxheti i propozuar për vitin 2026 nuk pasqyron mungesë vullneti nga qeveria, por është pasojë e situatës së vështirë financiare të trashëguar dhe e pabarazive në pagat e administratës shtetërore, të krijuara ndër vite.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova