LAJME

Artikull

Dron nga lufta në Ukrainë u neutralizua në ujërat territoriale bullgare

Hënë, 29 Qershor 2026, 14:47

Dron nga lufta në Ukrainë u neutralizua në ujërat territoriale bullgare

FOTO: Shtabi i Forcave Ushtarakodetare, Varnë

Madhësia e shkronjave

Një ekip nga baza detare në Varnë arriti të tërheqë dhe të asgjësojë një aparat fluturues pa pilot të gjetur, njoftuan nga Shtabi i Forcave Detare (VMS). Droni ishte në det, rreth 2,85 km në lindje të kompleksit turistik Allbena. Grupi për zbulimin, transportimin dhe shkatërrimin e municioneve të pashpërthyera asgjësoi aparatin pa pilot, duke marrë të gjitha masat e sigurisë. Detarët ushtarakë vepruan me urdhër të komandantit të Forcave Detare, kundëradmiral Kirill Mihajllov, me miratim nga shefi i mbrojtjes.

Më 26 qershor, Forcat Detare shkatërruan edhe një tjetër dron që po lundronte në det, i gjetur 7 milje detare në lindje të fshatit detar Kranevo, kujton BTA.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova