Artikull
Aleksandër Nikollov është realizuesi më i mirë në Ligën e Kombeve
Hënë 29 Qershor 2026 15:37
Hënë, 29 Qershor 2026, 15:37
FOTO: sportal.bg
Madhësia e shkronjave
Volejbollisti i kombëtares bullgare Aleksandër Nikollov vazhdon të kryesojë renditjen e realizuesve më të mirë në Ligën e Kombeve, pas përfundimit të javës së dytë të garave, njofton sportal.bg. Nikollov grumbulloi 194 pikë në 8 ndeshje të zhvilluara. Gjatë ndeshjeve të javës së dytë ai shtoi edhe 98 pikë në bilancin e tij, çka rezultoi e mjaftueshme për të ruajtur vendin e parë në garën për çmimin e realizuesit më të mirë.
Vetëm një pikë pas tij renditet diagonali belg Ferre Regers me 193 pikë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova