LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 30 qershorin 2026

Kod i verdhë për temperatura të larta në të gjithë vendintm

Hënë, 29 Qershor 2026, 19:04

Parashikimi i motit për 30 qershorin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 24°C. Për Sofjen pritet që temperatura minimale të jetë 17°C. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell dhe sërish i nxehtë. Në orët e pasdites, mbi pjesën perëndimore dhe qendrore të Bullgarisë Veriore do të zhvillohet vranësirë grumbulluese shiu, dhe në disa zona do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 34 deri në 39°C. Në kryeqytet ato do të arrijnë rreth 34°C.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 28 deri në 31°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë nga 25 deri në 26°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë.

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pas saj do të zhvillohet vranësirë grumbulluese dhe grumbulluese shiu, ndërsa në disa zona do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 28°C, ndërsa në 2000 metra rreth 19°C.

Të mërkurën dhe të enjten masa ajrore mbi vend do të jetë e paqëndrueshme. Do të zhvillohet vranësirë grumbulluese shiu, do të ketë reshje të shkurtra të shoqëruara me bubullima, si dhe kushte për breshër. Të mërkurën reshjet do të përfshijnë më shumë zona në Bullgarinë Veriore dhe në malet, ndërsa të enjten priten në të gjithë vendin. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të shënojnë ulje. Të enjten temperaturat maksimale do të jenë nga 28 deri në 33°C.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova