Artikull
Buxheti për vitin 2026 nuk përfshin politikat e kabinetit
Hënë 29 Qershor 2026 16:27
Hënë, 29 Qershor 2026, 16:27
Gëllëb Donev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Projektbuxheti i shtetit për vitin 2026 nuk përfshin politikat e kabinetit të Rumen Radevit, por u hartua mbi bazën e parimeve të tij për realizëm, llogaridhënie dhe stabilizimin e financave publike. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i financave, Gëllëb Donev, në fillim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh.
Buxheti u parashikua me një deficit prej 5,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose rreth 7,2 miliardë euro. Sipas parashikimit afatmesëm buxhetor, ai duhet të ulet në 3% të PBB-së deri në vitin 2028, në përputhje me kriteret e Mastrihtit. Në të njëjtën kohë, borxhi publik pritet të rritet nga 30,1% e PBB-së këtë vit në mbi 35% deri në vitin 2028, njoftoi gazetarja Marta Mlladenova.
Gjatë diskutimeve në Këshillin Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, përpara godinës së Këshillit të Ministrave u mblodhën në protestë punonjës të administratës shtetërore nga institucione të ndryshme, në shenjë mospajtimi me kufizimet e planifikuara në buxhetin e shtetit dhe me mungesën e një rritjeje të parashikuar të pagave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova