Artikull
Qeveria kërkon tre auditime në fusha kyçe nga viti 2020 deri në maj 2026
Hënë 29 Qershor 2026 18:39
Hënë, 29 Qershor 2026, 18:39
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
“Bulgaria Progresive” paraqiti tre projektvendime për ngarkimin e Kontrollit të Shtetit me auditime mbi menaxhimin e financave publike në periudhën 2020 – maj 2026. Sipas kryetarit të komisionit buxhetor, Konstantin Prodanov, qëllimi është një vlerësim i pavarur i gjendjes së financave shtetërore. Auditimi i parë duhet të tregojë se si ndryshimet ligjore që nga viti 2020 ndikuan në të ardhurat, shpenzimet dhe deficitin buxhetor, si dhe pse rritja e shpenzimeve shtetërore nuk u kompensua me të ardhura më të larta. Auditimi i dytë do të përfshijë Sigurimet Shoqërore Shtetërore. I treti do të verifikojë menaxhimin e Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore.
Nga “Bulgaria Progresive” pretendojnë se ka të dhëna paraprake për mbi 1,5 miliardë euro certifikata të papaguara, të pafaturuara dhe të paregjistruara për punime të kryera në Agjencinë e Infrastrukturës Rrugore.
Auditimet duhet të përfundojnë deri më 30 shtator, ndërsa në rast të shkeljeve të konstatuara materialet do t’u dërgohen organeve kompetente, njoftoi gazetarja jonë Maria Fileva.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova