Artikull
Këlysh i bardhë deveje me dy gunga - ylli i ri në Burgas
Një i porsalindur tërheq vëmendjen në Kopshtin Zoologjik të Burgasit
Martë 30 Qershor 2026 05:56
Martë, 30 Qershor 2026, 05:56
FOTO: Facebook / Kopshti Zoologjik - Burgas
Madhësia e shkronjave
Për herë të parë në Kopshtin Zoologjik të Burgasit lindi një këlysh deveje me dy gunga. E vogla, femër, e prindërve Kali dhe Fredi, ka një ngjyrë të bardhë të pazakontë, e cila haset rrallë te devetë me dy gunga të llojit baktrian. Banorja më e re e kopshtit zoologjik po zhvillohet mirë, tashmë eksploron me siguri botën përreth dhe ndjek pandarë nënën e saj, duke mësuar sjelljet dhe aftësitë e nevojshme, njoftuan nga Kopshti Zoologjik në Facebook.
FOTO: Facebook / Kopshti Zoologjik - Burgas
Devetë me dy gunga janë ndër speciet e rrezikuara dhe lindja e një këlyshi të bardhë ka ngjallur interes si te specialistët, ashtu edhe te vizitorët. Për momentin, e vogla ende nuk ka emër dhe as një "prind adoptues", por nuk mungojnë të interesuarit që duan ta vizitojnë dhe ta njohin.
FOTO: Facebook / Kopshti Zoologjik - Burgas
Këlyshët e kësaj specieje lindin pas rreth 13 muajsh shtatzëni dhe që në orët e para pas lindjes janë në gjendje të ngrihen në këmbë dhe të ndjekin nënën. Gjatë muajve të parë të jetës ushqehen kryesisht me qumështin e nënës, i cili u siguron lëndët ushqyese të nevojshme për rritje të shpejtë dhe zhvillim të shëndetshëm.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova