Artikull
Trafiku i kamionëve drejt Turqisë është i rënduar
Për shkak të temperaturave të larta, kamionët do të ndalohen të qarkullojnë gjatë orëve të pasdites
Martë 30 Qershor 2026 10:44
Martë, 30 Qershor 2026, 10:44
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi i kamionëve në pikën kufitare "Kapitan Andreevo", në dalje drejt Turqisë, është i ngarkuar, ditën e fundit të muajit qershor. Lajmi është bërë i ditur nga Policia Kufitare e Bullgarisë.
Kalimi në të gjitha pikat e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë zhvillohet normalisht. Duke filluar nga ora 10:00 e datës 30 qershor, është rikthyer qarkullimi në të dy drejtimet mbi urën e Danubit në pikën kufitare Ruse – Giurgiu, mes Bullgarisë dhe Rumanisë.
Për shkak të temperaturave që pritet të kalojnë 35 gradë Celsius, më 30 qershor dhe 1 korrik, në intervalin 13:00–21:00, ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda me peshë mbi 20 tonë në disa akse kryesore rrugore të Bullgarisë. Ndalimi do të zbatohet në segmentet:
- Ruse – Razgrad – Shumen;
- Ruse – Veliko Tërnovo;
- Pleven – Loveç – Gabrovo – Veliko Tërnovo;
- rruga drejt Kalimit të Republikës;
- Vidin – Vraca;
- një pjesë e rrugës, pranë Kaloferit dhe nyjës rrugore "Petollëçkata";
- Gabrovo – Kazanllëk dhe Qafa e Shipkës;
- Silistra – Shumen.
Gjithashtu, trafiku i automjeteve të rënda do të pezullohet edhe në shumë segmente të autostradave "Hemus" dhe "Trakia".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova