TURIZËM

Artikull

Bullgaria promovohet si një destinacion me klimë të freskët në Google dhe Meta

Martë, 30 Qershor 2026, 12:18

Bullgaria promovohet si një destinacion me klimë të freskët në Google dhe Meta

FOTO: Ministria e Turizmit

Madhësia e shkronjave

Ministria e Turizmit e Bullgarisë nisi një fushatë të re reklamuese digjitale me sloganin "Ejani dhe shijoni motin e freskët në Bullgari" (Come and Enjoy the Cool Weather in Bulgaria). Qëllimi i saj është të promovojë vendin si një destinacion tërheqës, të përballueshëm dhe të larmishëm për pushimet verore.

Përmes platformave Google dhe Meta, fushata do të arrijë te miliona turistë potencialë në tregjet kryesore evropiane, përfshirë Francën, Spanjën, Italinë, Portugalinë, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë, Poloninë, Çekinë dhe Sllovakinë, njoftoi Ministria e Turizmit.

Në një kohë kur valët e të nxehtit në Evropë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të gjata, Bullgaria synon të paraqitet si një alternativë për pushime verore më komode, falë klimës më të freskët, natyrës së bukur dhe gamës së gjerë të përvojave turistike.

Me mesazhin "Ejani dhe shijoni motin e freskët në Bullgari", fushata vë në pah avantazhet e vendit, duke promovuar pushimet në bregdet dhe në mal, turizmin balneologjik dhe SPA, itineraret kulturore, aktivitetet në natyrë, si edhe kuzhinën tradicionale bullgare.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova