LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 1 korrikun 2026

Reshje të shkurtra, por intensive verore nisin nga perëndimi

Martë, 30 Qershor 2026, 19:22

Parashikimi i motit për 1 korrikun 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 18 deri në 22°C, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 18°C. Gjatë ditës së 1 korrikut, atmosfera mbi vend do të bëhet më e paqëndrueshme. Paradite, reshje shiu të shoqëruara me bubullima priten në Rrafshin e Danubit, ndërsa në pjesën tjetër të vendit moti do të jetë kryesisht me diell.

Rreth mesditës dhe gjatë pasdites, në shumë zona të Bullgarisë Perëndimore, Qendrore dhe Verilindore priten reshje të shkurtra, por intensive shiu, të shoqëruara me bubullima. Në Bullgarinë Juglindore moti do të mbetet kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të pësojnë një rënie të lehtë dhe do të lëvizin nga 30 deri në 35°C, ndërsa në Sofje pritet të arrijnë rreth 30°C.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Megjithatë, mbi bregdetin verior pritet shtim i përkohshëm i vranësirave. Do të fryjë erë e moderuar nga lindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 32°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë rreth 25–26°C. Deti do të jetë i qetë deri pak i trazuar, me dallgëzim 1–2 ballë në pjesën veriore të bregdetit dhe deri 2–3 ballë në pjesën jugore.

Në zonat malore, pasdite moti do të bëhet i paqëndrueshëm, me reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në majat dhe kreshtat më të larta era do të jetë e fortë nga lindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 25°C, ndërsa në 2000 m rreth 17°C.

Të enjten, masa ajrore mbi vend do të mbetet e paqëndrueshme. Në të gjithë territorin do të zhvillohen vranësira të dendura dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Ka gjithashtu kushte për breshër. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28 deri në 33°C.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova