Artikull
Patriku iu referua Papës së Romës dhe nuk komentoi sanksionet ndaj Kremlinit
Martë 30 Qershor 2026 13:53
Martë, 30 Qershor 2026, 13:53
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Patriku Daniill komentoi në Sofje vendimin e Sinodit të Shenjtë për të mos u shprehur mbi çështjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, si edhe kundërshtimin e qeverisë bullgare për përfshirjen në këto sanksione të Patriarkut rus Kirill.
“Le të mos e përziejmë gjeopolitikën me çështjet e kishës. Madje, së fundmi pati një deklaratë gjatë takimit të Papa Leonit XIV me kardinalë nga e gjithë bota, ku u shpreh edhe një qëndrim i tillë, se sanksionet që vendos BE-ja vlejnë për disa shtete. Në të njëjtën kohë, ky parim nuk zbatohet për vende të tjera ku ka konflikte të armatosura, pushtime dhe pasoja shumë më brutale për popuj të tërë”, tha kreu i Kishës Ortodokse Bullgare, i cituar nga gazetarja e BNR-së, Viktoria Todorova.
Me rastin e dyvjetorit të zgjedhjes së tij si patrik, kleriku ritheksoi se Sinodi i Shenjtë mbetet i mendimit që në kurrikulën shkollore të nxënësve duhet të përfshihet lënda “Virtyte dhe fe”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrovas